Gjonaj akuza opozitës: Askush nuk do t’i fshihet drejtësisë me akrobacira procedurale

Gjonaj akuza opozitës: Askush nuk do t’i fshihet drejtësisë me akrobacira procedurale

Nga fotorja e Kuvendit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kritikoi opozitën, duke e akuzuar se është përpjekur të bllokojë Reformën në Drejtësi dhe procesin e Vettingut në sistemin gjyqësor.

Në vend që të kërkonit e propozonit zgjidhje për skemën e ndihmës ekonomike, kërkuat financime në burime të errëta dhe shumë të dyshimta për të bllokuar Vettingun, zgjedhjet dhe rrugën europiane të Shqipërisë”, tha Gjonaj, gjatë fjalës së mbajtur në debatin e zhvilluar në seancën plenare të Parlamentit.

Ministrja theksoi se synimi i opozitës nuk është mbështetja e familjeve në nevojë, por bllokimi i reformave të qeverisë. Sipas ministres Reforma në drejtësi ka nisur të japë efektet e para pozitive dhe ajo tashmë është e pandalshme.

Në sistemin e ri të drejtësisë, askush nuk do të ketë mundësi ti fshihet drejtësisë, duke përdorur akrobaci procedurale, siç keni bërë deri tani dhe as të përfitojë në kurriz të qytetarëve të pambrojtur dhe pa pushtet ekonomik e politik”, është shprehur Gjonaj, duke i drejtuar në këtë mënyrë një paralajmërim të drejtpërdrejtë kreut të PD.

Më tej, Gjonaj nënvizoi se ndihma ekonomike ka qenë për dy dekada dhe më shumë, një mekanizëm i padrejtë dhe i korruptuar. Sot me skemën e re, falë kësaj reforme, ndihma ekonomike shkon tek më të varfrit dhe garanton parimin e shpërndarjes së drejtë sipas nevojës.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy