Spiropali thirrje Bashës: Tani ule qepenin e gojës, sot e kishe fytin të shtrënguar

Spiropali thirrje Bashës: Tani ule qepenin e gojës, sot e kishe fytin të shtrënguar

Përmes një statusi në Facebook, deputetja e PS, Elisa Spiropali thotë se Basha ka marrë goditje nga Zv.Sekretari i Shtetit Amerikan dhe ambasadori Donald Lu në lidhje me çështjen ‘Tahiri’. Spiropali thotë se ambasadori mbështeti hetimet dhe u shpreh se nuk duhet të ketë shenjestrime politik. Ajo i bëri thirrje kryedemokratit të respektojë ligjin dhe Kushtetutën.

Statusi i plotë: 

Lulzim Basha u përpoq shume por nuk e fshehu dot pengesën ne fyt, pas dy goditjeve te njëpasnjëshme qe mori maskarada politike me drejtësinë, nga asistent Zv.Sekretari i Shtetit dje dhe ambasadori i SHBA z.Donald Lu sot.
Mbeshtetje hetimit, deri ne fund, por jo shenjestrime politike (siç ben Fronti i Deshperimit). Zbulim i te vertetes per qytetaret, deri ne fund, por jo gjyqe si ne komunizem (sic bejne Karavidhet e Shportes Opozitare).
Pa faj apo me faj, nuk e thote dot askush perveç hetimit dhe gjykimit (keshtu qe ta ulin qepenin e gojes te gjithe dhe te respektojnë Kushtetutën e ligjin)!
Ja keto mori vesh Lulzimi dje dhe sot e doli me fytin shtrenguar, prej nga nxorri me syte pertoke vaktin e dites opozitare.
Krenare per Partine Socialiste dhe per kete shumice qeverisese qe drejtesine e ka fryme, jo logore si vulehumburit e opozites se derrmuar ne 25 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy