Gjergji Hani është kandidati i parë që është futur në garë për kreun e Partisë Demokratike, i cili garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut 2023.

Sot një vit më pas, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, ai zgjodhi të numëroj faktet se pse zgjodhi ketë rrugë teksa kishte deklaruar se nëse fiton Basha, PD do të shuhet. Hani tha se nuk kishte ushqyer kurrë iluzione se unë do ta fitonte atë garë, por hyri për të thënë të vërtetat.
Mua nuk më zgjodhi Lulzim Basha. Nuk do kisha pranuar të zgjidhesha nga askush, as nga perëndia vet, për nga natyra. Unë zgjodha ti dal para Bashës, vet në këtë studio kam deklaruar se nëse ai e merr partinë, ajo do shuhet. Pra bie poshtë çdo lloj montature nga gojët e ndryshme.
Unë shkova vetë. Kam takuar zotin Enkelejd Alibeaj dhe i kam thënë: Unë nuk e pranoj rikthimin e Bashës në këtë mënyrë, pasi doli nga Torre Drini, si sot një vit. Nuk e fsheh, kisha një farë pritshmërie se zërat që qarkullonin brenda PD-së, miq të përbashkët që thonin se do të kthehet dhe do të kthehet fuqishëm.
Padyshim se nuk kisha dhe nuk ushqyer kurrë iluzione se unë do ta fitoja atë garë. Unë hyra në atë garë për të thënë të vërtetat, me aq sa kisha mundësi dhe “embargon” politike të krijuar nga zoti Basha, që nuk e kishte shumë të vështirë në raport me mua, sepse unë nuk kam as mundësitë e tij financiare, as kontrolloja strukturat e partisë. Megjithatë isha aty dhe u futa me vetëdijen e plotë që unë do të them të vërtetën time dhe ajo do të ngelet aty, që demokratët nesër, kur kjo forcë politike të shuhet të mos thonë: Nuk kishim alternativë.
Unë ua dhashë një alternativë dhe u thashë dhe alternativa ime është kjo: nuk është Basha për këtë punë, sepse nuk ka asnjë lloj raporti me të vërtetën.



