Kadilli: E turpshme që Basha të vihet me shpatulla pas muri nga ambasadorja Kim

Kadilli: E turpshme që Basha të vihet me shpatulla pas muri nga ambasadorja Kim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli, një nga emrat që garoi përballë Lulzim Bashës për drejtimin e PD-së, kritikoi këtë të fundit për qëndrimin që ka mbajtur për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas shpalljes së tij “non grata”.

 Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim kërkoi nga Basha që të distancohet nga Berisha, por për Kadillin, lideri i opozitës duhet të ndihet i turpëruar që i vihet ultimatum nga diplomatët për një çështje që duhet të ishte shprehur vetë.

Ai përsëriti se ka ardhur momenti që Partia Demokratike të shohë nga e ardhmja.

 “Është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është. Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA. Mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me shqipërinë, SHBA dhe demokracinë. Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë”. Demokratë të shohim nga e ardhmja.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy