Kulla pas TOB/ Berisha hedh poshtë akuzat për përfitim të të birit: Rama ta anulojë lejen

Kulla pas TOB/ Berisha hedh poshtë akuzat për përfitim të të birit: Rama ta anulojë lejen

Kryeopozitari Sali Berisha i konsideroi shpifje akuzat se nuk ka lejuar deputetët e PD që të flasin kundër kullës që po ndërtohet pas TOB, si dhe mohoi çdo përfitim të djalit të tij Shkëlzen Berisha. 

Në deklaratën për media Sali Berisha tha se gjithë përpjekja bëhet për të krijuar zhurmë me qëllim shmangien e vëmendjes nga afera e inceneratorëve.

Ai u shpreh se Partia Demokratike do të dalë sot me një deklaratë për mediat për këtë çështje. 

“Shpifje dhe trillime nga kuzhina Veliaj-Fuga. Përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston. Gjatë qeverisjes së PD, Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë, plani që është miratuar në 2012 ka qenë për ndërtim deri në 8 kate në gjithë territorin e Tiranës. Ata që duan të më atribuojnë mua janë shpifarakë. Nëse Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të kesh humbur çdo mendje që të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë e ftoj Edi Ramën të anuloj menjëherë lejen. PD del sot me deklaratën e saj, në të cilën paraqet çështjet e thella ligjore që ekzistojnë për atë ndërtim, me pronarët, respektimin e vendimit të gjykatave, etj.etj. Nuk bëhet PD, ta ketë të qartë cilido, nuk i dikton dikush axhendën. Të përpiqesh të mbulosh me shpifje e trillime se kulla s’është përmendur, këto janë gjëra të mjera, të dështuara”, tha Berisha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy