25 vjet nga protestat studentore që sollën revolucionin e ndryshimit në Kosovë

25 vjet nga protestat studentore që sollën revolucionin e ndryshimit në Kosovë

Sot mbushen 25 vite nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Milloshevicit në fillim të viteve të ‘90-ta.

Më 1 tetori 1999, studentët protestuan në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universiteteve e shkollave të okupuara e të mbyllura nga regjimi i dhunës serbe që nga viti 1991, të mbështetura nga ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, dhe nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore në Kosovë në atë kohë, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti.

Protesta filloi nga lagjja Velania në Prishtinë, aty ku ishin shndërruar shtëpitë e shqiptarëve në shkolla.

Forcat serbe, në një protestë paqësore sikurse ajo e vitit 1997, përdorën dhunë për t’i shpërndarë turmat e studentëve dhe qytetarëve.

Sot në cilësinë e kryeministrit dhe dikur të bashkëorganizoatorit të asaj proteste historike, Albin Kurti ka bërë  homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci, në 25-vjetorin e protestave studentore.

Kurti tha se ish-rektori i Universitetit të Prishtinës që u priu studentëve në këto protesta ishte gjithmonë me ta dhe në ballë të ndryshimeve. Sipas tij, Statovci ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur.

Këto protesta konsiderohen si aketet më të rëndësishme të asaj kohe, dhe ndër aktet që ndikuan në rrjedhën e historisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy