Shpëtim Idrizi triumfon me vota mes aleatëve të PD, zhgënjen Nard Ndoka

Shpëtim Idrizi triumfon me vota mes aleatëve të PD, zhgënjen Nard Ndoka

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi është kandidati më i votuar në listat e PD-AN në radhët e aleatëve të demokratëve të cilët në këtë zgjedhje dolën të “shkrirë” në një listë me atë të selisë blu.

Pas Idrizit, aleati që ka marrë më shumë vota është kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ndjekur nga kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Ndërkohë aleati që është votëbesuar më pak në zgjedhjet e të dielës, është kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i cili kandidonte i teti në listat e PD-AN në Shkodër.

Ai ka arritur të sigurojë vetëm 228 vota.

Votat që ka marrë secili kandidat deri më tani

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, në Tiranë 5943 vota

Kreu i PR Fatmir Mediu, në Tiranë 5195 vota

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në Tiranë 4333 vota

Kreu i PAA-së Agron Duka, në Durrës, 3063 vota

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, në Tiranë, 642 vota

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, në Shkodër 228 vota

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy