Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për mediat, së bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron foli për disa investime të Francës në vendin tone.
Rama vuri në dukje se kur Franca mbërrin nuk është vetëm çështje parash, pasi bëhet fjalë për një shtet që është etaloni i qenies pro europiane.
Është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri. Kemi dhe një horizont të ri të përbashkët ku ka nisur investime të mëdha për njohjen dhe financimin francez për dy parqet fotovoltaike të rajonit. Është dhe Fuket që nënshkroi kontratën e parë dhe do të hapë dyert e një sistemi të mikpritjes franceze në breg të detit në Shqipëri. Është shkolla 42 që po hap dyert falë mbështetjes tënde dhe personalitetit jashtëzakonshëm.
U them shpesh kolegëve të mi, kur Franca mbërrin nuk është vetëm një çështje parash. Është një çështje njohjeje, kulture, diturie. Të kesh më shumë Francë në Shqipëri do të thotë të kesh më shumë burime rritjeje, burimesh njerëzore, por edhe mënyrë për të kuptuar botën dhe Europën. Për ta mbyllur po jemi pro francez, sepse të jesh pro francez do të thotë të jetë etaloni i qenies pro europiane. S’mund të jesh pro europian pa qenë pro francez. Nëse je pro francez je për një Europë me kulturë, histori".



