Këshilli Kombëtar i PD anuloi zgjedhjet e 29 korrikut/ Gjana: Merrni pjesë në votime, procesi legjitim

Këshilli Kombëtar i PD anuloi zgjedhjet e 29 korrikut/ Gjana: Merrni pjesë në votime, procesi legjitim

Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike zyrtare, Jemin Gjana, përmes një deklarate për mediat tha se gjithçka është gati për zgjedhjet që do të mbahen nesër në PD. Gjana i bëri thirrje anëtarësisë për pjesëmarrje duke shtuar se zgjedhjet janë legjitime. Deklarata e Gjanës vjen një ditë pasi Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi anuloi zgjedhjet, çka pritet të krijojë një tjetër ngërç brenda së djathtës. “Ftesa ime ne emër të komisionit elektoral për të gjithë demokratët është që t’i bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, që përbejnë një shifër të njohur prej 35460 anëtarësh, por ftesa është e hapur për demokratët që disponojnë dokument të anëtarësimit në PD, anëtarë të PD, të cilët me teserën e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike. Demokratë e konsiderojnë emërtimin e tyre edhe ata që kanë marrë teserat e rithemelimit, por ata kanë votuar në një palë struktura, nuk mund të bëhen pjesë e votimit me teserën e rithemelimit për të votuar. Pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkëngjitet procesit të nesërm. Besoj se është një ditë e rëndësishme, një proces i rëndësishëm. Karvani i demokratëve vazhdon të udhëtojë dhe do udhëtojë, pjesën tjetër të fjalisë nuk dua ta them. Është ai karvan që është nisur në 90, janë ata që nuk i janë bashkuar asnjë logoje tjetër, asnjë emri tjetër dhe asnjë force tjetër politike. I ftoj të gjithë kolegët, sepse ka jo pak që në këto dy vite përplasje shumë kolegë kanë humbur rrugën në oborr, por PD këtu është dhe në çdo moment njeriu mund të reflektojë dhe të rikthehet në rrugën e PD. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotëm janë të nxehtë, por muajt e vjeshtës do jenë akoma më të nxehtë”, tha Gjana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy