Këshilli Kombëtar i PD/ Nis votimi për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë

Këshilli Kombëtar i PD/ Nis votimi për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë

Këshilli Kombëtar i PD ka nisur votimin e fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së ditën e shtunë.

Burimet për MCN nga selia blu mësojnë se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thënë se sot nuk do të merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet në këtë parti.

“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar funksionet e ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç kësaj trupe që sillet si celule ilegale që lëvron t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarëve të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe ose interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të kos i fryrë përçarjes, lër të mos përjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet:

Është një pyetje në fletën e votimit.

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e :

Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

 

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia", ka thënë Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy