Takimi Nikolla-Haxhiu: Shqipëria dhe Kosova, bashkëpunim për zbatimin e marrëveshjeve

Takimi Nikolla-Haxhiu: Shqipëria dhe Kosova, bashkëpunim për zbatimin e marrëveshjeve

Në kuadër të një vizite zyrtare në Shqipëri, ministrja e Drejtësisë së Kosovë, Albulena Haxhiu, është pritur sot në takim nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryeparlamentarja Nikolla vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të punojnë ngushtësisht për të nxitur e mbështetur qeveritë dhe institucionet për të çuar përpara bashkëpunimin dhe për të zbatuar marrëveshjet e firmosura dhe ndërmarrë nisma të reja.

Pasi përmendi disa aspekte të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, arsimor, kulturor si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë midis të dy vendeve, Nikolla u ndal në mënyrë të veçantë në arritjet e reformës në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është reforma më e thellë dhe gjithëpërfshirëse e realizuar në Shqipëri gjatë tridhjetë vjetëve të fundit si edhe një aspekt prioritar për integrimin evropian. Reforma po zbatohet me sukses dhe institucionet e reja të sistemit janë tashmë plotësisht funksionale dhe po japin rezultate të prekshme, të shumëpritura e të mirëpritura nga qytetarët”, tha Nikolla.

Kryeparlamentarja Nikolla nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis delegacioneve e përfaqësuesve të të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare si edhe për mbështetjen më të madhe të Shqipërisë në organizatat ku Kosova nuk është ende anëtare.

Ministrja Albulena Haxhiu falenderoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për vlerësimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe nënvizoi se kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Për reformën në drejtësi dhe Vetingun, të cilat sapo i kemi nisur, do të shfrytëzojmë përvojën e suksesshme të Shqipërisë. Me ministrinë e Drejtësisë të Shqipërisë kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, nënvizoi ministrja Albulena Haxhiu. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy