Reforma në Drejtësi, Ambasada e SHBA: Do vijojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë proces

Reforma në Drejtësi, Ambasada e SHBA: Do vijojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë proces

Ambasada amerikane në Tiranë ka organziuar këtë të enjte një tryezë diskutimi me anëtarë të institucioneve të drejtësië në vend.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ambasada njofton se është diskutuar për rëndësinë që ka reforma në drejtësi dhe vizionin e SHBA për të ardhmen me një delegacion përfaqësues të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA.

Sipas asaj që ka deklaruar edhe ambasadorja Kim, procesi nuk është as i lehtë dhe as i përsosur, por ai po përparon çdo ditë për të sjellë drejtësi për popullin shqiptar.

Ambasada amerikane konfirmon më tej se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë përmes procesit të reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA në Tiranë priti me kënaqësi një tryezë diskutimi me “Miqtë e Drejtësisë” mbi sukseset dhe sfidat e procesit transformues dhe unik të reformës në drejtësi në Shqipëri. Anëtarët e institucioneve të rindërtuara dhe të rinovuara të drejtësisë në Shqipëri ndanë pikëpamjet e tyre mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe vizionin e tyre për të ardhmen, me një delegacion përfaqësues të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë përmes procesit të reformës në drejtësi. Siç ka deklaruar Ambasadorja Kim, procesi nuk është i lehtë, i shpejtë apo i përsosur, por ai po përparon çdo ditë në përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi për popullin shqiptar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy