27 janari /Basha nga Shkodra: Ejani të mundim mallkimin se Shqipëria nuk bëhet (VIDEO)

27 janari /Basha nga Shkodra: Ejani të mundim mallkimin se Shqipëria nuk bëhet (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar turin e tij të takimeve para protestës së opozitës më 27 janar. Nga Shkodra, bastioni historik i të djathtës, kryeopozitari deklaroi se shkodranët do të prijnë protestën dhe theksoi se qeveria nuk ka për t’i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve.

"Qeveria e paligjshme nuk ka për t’i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t’i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t’i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t’i thonë se koha jote ka marrë fund", tha Basha. 

Kreu i opozitës tha se arsyeja kryesore e shqiptarëve për të protestuar është braktisja që u ka bërë qeveria këto 5 vjet, gjatë të cilave gjendja ekonomike e shumicës absolute të familjeve është përkeqësuar. Basha theksoi se shkaku kryesor për gjendjen e mjeruar në vend është qeverisja nga një grup njerëzish që pushtetin e blenë me paratë, e krimit, drogës dhe korrupsionit. 

"E vërteta është ai prindi në Laprakë që kishte shitur gjakun e trupit të tij për të ushqyer dy djemtë. E vërteta janë qindra, mijëra pensionistë që pasi paguajnë faturën e kripur të dritave dhe të ujit, nuk u ngelen lekë për ilaçe. E vërteta janë qindra, mijëra të rinj të talentuar, të zgjuar, që nuk studiojnë dot, sepse prindërit nuk paguajnë dot tarifat e dyfishuara”, tha Basha. 

Kryedemokrati  ftoi shqiptarët t’i bashkohen opozitës për të dhënë mesazhin kryesor se qeveria duhet të largohet dhe se shqiptarëve duhet t’u jepet mundësia të zgjedhin me votë të lirë një qeveri që e ka lidhur fatin me qytetarët dhe jo me krimin dhe oligarkët. 

"Ejani t’ia dalim sepse bashkë të gjithë do t’ia dalim. Ejani të mundim mallkimin, se Shqipëria nuk bëhet. Sepse Shqipëria do të bëhet! Ejani ta bëjmë! Së bashku do ta bëjmë", tha më tej Basha.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy