Avokati Kujtim Cakrani tha në emisionin “Scrolling” se në parim është pro rezulutës anti-korrupsion pasi Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe SPAK-u ka dalë nga kontrolli.

"SPAK-u është një prodhim europian, një prodhim italian. Është një model italian i anti-mafies. Gabimi është se s’ka prokurori speciale anti-mafie, është e atashuar në prokurorinë e rretheve. Në Itali ka një Komision Anti-Mafie. Kontrollon punën e Prokurorisë. Në Shqipëri SPAK-u është jashtë kontrollit parlamentar. Problemi është që ne jemi Republikë Parlamentare me letra dhe SPAK-u duhet të përgjigjet para Parlamentit. Sot SPAK s’mban përgjegjësi për atë që bën. Rama duke e parë që disa kanë dalë jashtë kontrollit, ka caktuar Fatmir Xhafën që të merret me këtë. Do që SPAK-un ta mbaj nën kontroll. Në parimin politik jam dakord, sepse Parlamenti është mbi të gjitha. SPAK-u ka humbur rrugën rrugës, nuk përgjigjet më. Burg-burg-burg. Është jashtë kontrolli SPAK-u, një farë e drejte Ramës i duhet dhënë”.



