Gazetari Ervis Iliazaj thotë se përtej çdo diskutimi për mesazhet që përcolli Anthony Blinken me vizitën e tij në Tiranë, pyetja që duhet ngritur është pse nuk gjen dot Amerika aleatë te opozita shqiptare.
Lavdet që i bëri Blinken Ramës ishin protokollare. Se çfarë mendon Amerika, hapni raportet e DASH. Këtu problemi nuk është i Amerikës. Pse Amerika ka sot aleate ish-partinë e Punës dhe jo të djathtën shqiptare, ky është problemi. Nuk kanë aleatë në opozitë? Kë të kenë?



