Meta: Koha për të ecur në gjurmët e rilindasve të vërtetë

Meta: Koha për të ecur në gjurmët e rilindasve të vërtetë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e Flamurit Kombëtar vëllezërit rilindas Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

“Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri”, shkruan Meta në Facebook.

Kreu i shteti i konsideron vëllezërit Frashëri, pishtarë të dijes dhe atdhedashurisë, që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar.

“Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy