Investimet strategjike, Tabaku: Vendimet kanë qenë abuzive. Baçi: Është kthyer në ligj hajdutësh

Investimet strategjike, Tabaku: Vendimet kanë qenë abuzive. Baçi: Është kthyer në ligj hajdutësh

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin po zhvillon ditën e sotme mbledhjen ku diskutohet propozimi i deputetes demokratike, Jorida Tabaku për shfuqizimin e projektligjit të Investitorëve Strategjikë’.

Tabaku tha se vendimet për dhënien e statusit të investitorit strategjik kanë qenë abuzive në të shumtën e rasteve duke avantazhuar vetëm një grup të vogël kompanish. Ajo tha se shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë duhet të nisë nga 1 janari i këtij viti.

Në pjesën më të madhe të vendimeve për invesntitorë strategjikë, vendimet kanë qenë abuzive. Në ligjin kur u krijua u tha se ligji do të ishte i përkohshëm. Një ligj që do rregullonte investimet vendase dhe të huaja. Dhe u tha se nuk do ishte i përjetshëm. Ndodhemi sot pas 8 vitesh, kur ligji ende është në fuqi dhe është shtyrë 3 herë.  Nuk ka patur ndikim në zona të caktuara por kemi dëgjuar për investime strategjike për persona të sanksionuar, Deripaska i shpallur investitor strategjik për luleshtrydhet në Divjakë, është e paimagjinueshme.

Ndërsa deputeti Luan Baçi tha duhen bërë ndryshime edhe në ligjin për shpronësimeve për shkak së është kthyer në problem për qytetarët. Sipas tij, ligji për shpronësimet publike, po përdoret për t'u marrë pronën qytetarëve kundrejt një shume më të vogël sesa gjysma që mund të ketë në treg. Sipas tij, ky është kthyer në ligj hajdutësh.

Pa mbaruar planin e tyre për të marrë çdo gjë që u duhet nuk mund ta ndërpresin këtë ligj. Ky ligj kontestohet fuqishëm nga qytetarët shqiptarë sepse nuk janë budallenj që të mos shohin se kush janë investitorët strategjikë, shpesh herë na dalin emra shumë të njohur politikë të mazhorancës. Por edhe ata që janë të panjohur, kanë një suport. Është edhe në të mirën tuaj që të paktën të shikoni edhe për ndryshime. Madje nuk është vetëm ky ligj por edhe ai i shpronësimeve me interes publik që shpesh herë është kthyer në ligj hajdutësh. Ua merrni pronën qytetarëve, me aq lekë sa doni ju, i nxirrni në rrugë, u jepni lekë as sa gjysma e vlerës së tregu.

Sekretari i komisionit, Laert Duraj tha se nëse do të shfuqizohej ligji për investitorët strategjikë, atëherë efektet do ishin prapavepruese sepse mund të ketë kontrata të nënshkruara pas 1 janarit të këtij viti.

Momenti kur po diskutohet ky projektligj, jemi në fundin e muajit shkurt dhe një projektakt nuk mund të ketë efekt prapa veprues. Pavarësisht diskutimeve që mund të kemi për datën, edhe sikur të kishim konsensus, përsëri data 1 janar, është me efekt prapaveprues dhe kjo do penalizonte kompanitë që e kanë bërë një kërkesë të tillë pranë komisionit sipas parashikimeve ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy