Kuvendi votoi sot me 117 vota pro kërkesës së SPAK për të arrestuar ish-ministrin Arben Ahmetaj, i akuzuar për korrupsion e pastrim parash në aferën e inceneratorëve. Por përfaqësuesit e opozitës kërkuan që Prokuroria e Posaçme të thellohet në hetime dhe të arrestojë edhe kryeministrin Rama, duke e cilësuar atë si kokën e kësaj afere.



