Mbyll mandatin në Shqipëri, Begaj pret të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA: Etapë e shkëlqyer

Mbyll mandatin në Shqipëri, Begaj pret të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA: Etapë e shkëlqyer

Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner.

Presidenti i Republikës shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë, duke u shprehur, njëkohësisht, krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.

Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që Wisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë.

Presidenti Begaj vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer të kësaj marrëdhënieje.

Presidenti i uroi Wisner suksese të vazhdueshme në detyrat e reja në karrierën tij diplomatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy