Mblidhet sot Kuvendi, pritet votimi i Qeverisë së re

Mblidhet sot Kuvendi, pritet votimi i Qeverisë së re

Sot, prej orës, do të nis seanca e radhës së Kuvendit të Shqipërisë, mes së cilave pika të rendit të ditës, do të votohet edhe projektvendimi për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.

Seanca do të zhvillohet në tre pjesë.

Në të parën, do të prezantohet programi i qeverisë dhe Këshillit të Ministrave nga vetë kryeministri Edi Rama.

Pastaj, është faza e dytë, e cila përfshin të gjitha pyetjet. Dhe në fund, hapet debati dhe zhvillohet votimi, i cili është një votim i vetëm, qoftë kjo për përbërjen e Këshillit të Ministrave, qoftë për programin qeverisës 2021-2025.

Kryeministri Rama do të prezantojë edhe programin e Qeverisë për katër vitet e ardhshme.

I gjithë programi, ka të bëj më vizionin “Shqipëria 2030”, i cili ka qenë fokusi i kryeministrit Edi Rama gjatë gjithë fushatës së tij para zgjedhjeve të 25 prillit.

Pesë janë shtyllat kryesore, ku do të fokusohet kjo qeveri e prezantuar më 2 shtator nga Rama.

E para ka të bëjë me rimëkëmbjen e ekonomisë nga tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia e COVID-19, që u shfaq në Shqipëri në mars 2020.

Vijon me të dytën në radhë, që është mirëqenia e të gjithëve, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.

E treta ka të bëjë me modernizimin për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve.

E këtarëta ka të bëj me familjen, ku, sipas tyre, do të ndërtohet e ardhmja.

E fundit nga radha e pesë shtyllave të qeverisë është kurorëzuar me termin “Shqipëri e fortë”, që ka të bëjë me ndërtimin e një shteti të fortë, vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet në botë.

 Votimi i qeverisë së re, vjen pas dekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, më 14 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy