Çuçi u kërkon ambasadorëve të BE, mbështetje për forcimin e sigurisë së sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit

Çuçi u kërkon ambasadorëve të BE, mbështetje për forcimin e sigurisë së sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Delagacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann dhe ambasadorët e të gjithë vendeve të tjera të unionit.

Çuçi deklaron se ka ndarë me diplomatët e Bashkimit Europian edhe vizionin për reformimin e Policisë Kriminale, si një hallkë e rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar.

Pata mundësinë të diskutoja me ta për çështje që lidhen me Kapitullin 24 në procesin e negociatave me BE-në dhe ndava vizionin tonë për reformimin e Policisë Kriminale, si ‘kali ynë i betejës’ në luftën kundër krimit të organizuar.

Çështje tjetër e rëndësishme ishte sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit

Shpreha gjithashtu shqetësimin për sulmin kibernetik dhe kërkova mbështetje nga vendet e BE-së për forcimin e sigurisë së sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.

Gjatë diskutimit u vu theksi tek domosdoshmëria e vijimit të angazhimit në procesin e reformave për forcimin e instrumenteve kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo forme tjetër paligjshmërie.

Shqipëria jep një kontribut të qenësishëm në sigurinë e unionit kur vjen puna tek adresimi i sfidave të përbashkëta si flukset migratore të paligjshme; lufta kundër trafikut të drogës; kontrabandimi, trafiku i qenieve njerëzore, pastrimi i parave dhe çdo formë tjetër krimi transnacional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy