Apelon Kryemadhi: Protesta e nesërme të jetë paqësore

Apelon Kryemadhi: Protesta e nesërme të jetë paqësore

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetës të LSI, ku bëri thirrje për pjesëmarrje për protestën e nesërme të opozitës. Kryemadhi deklaroi se beteja në protestë nuk është me Edi Ramën por me grupin dhe sistemin që ai ka ngritur. Kryemadhi u distancua nga dhuna në protestë duke thënë se ajo duhet të jetë paqësore, pasi i vetimi qëllim i saj është rrëzimi i kryeministrit Rama dhe jo sulmi ndaj institucioneve.

"Deklaratat e Bundestagut që dalin haptas me ndërkombëtarë që janë të përfshirë në dialog, nuk janë tabu, as dorëheqja e kryeministrit nuk është tabu. Nesër është një protestë, dhe do të jetë një nga protestat më të mëdhaja. Madje mund të them që do jetë edhe më e madhja. Beteja jonë nuk është Edi Rama me grupin e tij. Beteja jonë është hapja e negociateve me BE. Nesër mos ndaloni. Nesër atje. Protestat tona paqësore janë protestat me të bukura që ka pasur Shqipëria. Ju bëj thirrje të distancoheni nga dhuna. Edhe pse njerëzit janë të mërzitur. nuk është detyra jonë të sulmojmë godinat, beteja jonë është të rrëzojmë sistemin e kalbur të Edi Ramës", u shpreh Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy