Berisha: Balla, qindra telefonata me bandën e Elbasanit! Kur flet me bandat, nuk flet për dashuri

Berisha: Balla, qindra telefonata me bandën e Elbasanit! Kur flet me bandat, nuk flet për dashuri

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha hedh akuza të forta për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Ai shigjetoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla duke thënë se “Parlamenti është shndërruar në dyqanin e Lindës. E trajton si dyqanin e vet me urdhër të Edi Rramës”.

Në dalje të Parlamentit ai tha se do të denoncojë publikisht lidhjet e mëdha dhe të tmerrshme të “Taulant Begos” me Gentian Sharrën, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të Bandës së Elbasanit.

Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.

Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës.

Pra Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminel të Bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Bego. Për PS-në dhe atë.

Ju bëj thirrje që të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument, i cili implikon apo njëson Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij me Bandën e Elbasanit.

Bëhet fjalë për biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat, flet vetëm për krimet, nuk flet për dashuri. Ta keni të qartë këtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy