Tentuan të korruptonin prokurorët dhe gjyqtarët, SPAK merr të pandehur 2 oficerë policie, 2 biznesmenë dhe 1 zyrtar të klubit të futbollit të Gramshit

Tentuan të korruptonin prokurorët dhe gjyqtarët, SPAK merr të pandehur 2 oficerë policie, 2 biznesmenë dhe 1 zyrtar të klubit të futbollit të Gramshit

SPAK  ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal 187 të vitit 2022 dhe ka marrë të pandehur Çelnik Toskën, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Komisariatit të Gramshit, Lulzim Hasën me detyrë shef i klubit sportiv të Gramshit (zyrtar publik), Sefer Shuka, me detyrë oficer policie, Liran Tragjani i vetëpunësuar dhe i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Zenel Tragjani i akuzuar për veprën penale të korrupsionit aktiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gazetari Arsen Rusta tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se  dy oficerë policie, një zyrtar i klubit të futbollit të Gramshit dhe 2 biznesmenë janë marrë të pandehur pasi kanë tentuar të korruptojnë gjyqtarë e prokurorë për të mbyllur një çështje ku brenda saj kishte lejimin e prerjes së pyjeve dhe përdorimin e lëndës drusore të marrë në mënyrë të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy