
Lëvizja Vetëvendosje s ka dorëzuar sot ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi.
Kjo parti ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mënyrë të pashembullt dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, ia ka mundësuar këtij subjekti politik pjesëmarrjen në zgjedhje.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë më 31 dhjetor se vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, dhe çështjen e certifikimit të Listës Serbe e ka konsideruar të mbyllur.
Lista Serbe është ankuar më pas në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë këtë parti.
Më 31 dhjetor, KQZ-ja ka thënë se vendimi i PZAP-së për certifikim të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar edhe në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së, por ajo është hedhur poshtë ditë më parë.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme.




