Është tensionuar situata para Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur disa flakadanë duke krijuar tym në zonë.
Të pranishëm përveç forcave të Gardës janë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Protestës i janë bashkuar dhe deputetët e përjashtuar nga Parlamenti.
Deputetja Albana Vokshi tha se protesta e ditës së sotme është çështje pluralizmi.
Na i rrëzoi Nikolla mocionet me urdhër të Ramës. Sot vuri Gradën para nesh. Ne nuk e kemi me ta. I bëj thirrje të bashkohen me popullin, të mos i shërbejnë verbërisht Ramës. Ka para për shërbime shëndetësore, por i vjedh Rama, për të korruptuar drejtësinë, për të korruptuar ambasadorët.
Kjo protestë sot është çështje pluralizmi.



