Panariti qeverisë: Jepuni fermerëve 72 milionë eurot e papërdorura nga paratë e BE-së!

Panariti qeverisë: Jepuni fermerëve 72 milionë eurot e papërdorura nga paratë e BE-së!

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një statusi në rrjetin social në “Facebook” thotë se qeveria duhet t’i ndihmojë fermerët në vështirësi që të prodhojnë në këto kushte krize. Sipas tij qeveria duhet t’u japë atyre 72 milionë eurot e papërdorura nga paratë e BE-së për bujqësinë. Ndër të tjera ai tha se për shkak të pandemisë, ato do të “digjen” brenda vitit, nëse nuk i kërkohet që tani Bashkimit Evropian që të përdoren për të mbështetur fermerët e pambrojtur dhe të pambështur në prag falimenti nga kriza e rëndë e COVID-19.

Edmond Panariti: “72 milionë euro të papërdorura nga paratë e BE për bujqësinë, (fondet IPARD), të cilat “flenë” ende në sirtar të shkojnë si mbështetje direkte për fermerët në vështirësi!

Sa më parë dhe sa më shpejt!

Jo si asistencë mbijetese por për prodhim në kushte krize!

Ato para, në kushtet e paralizës së tregjeve dhe pamundësisë së ekzekutimit të projekteve për shkak të pandemisë, do të “digjen” brenda vitit, nëse nuk i kërkohet që tani Bashkimit Evropian që ato të përdoren për të mbështetur fermerët e pambrojtur dhe të pambështur ne prag falimenti nga kriza e rëndë e COVID.

Kjo është “lëvizja” që do të mirëpritej nga BE pas propozimit të qeverisë!

Sepse ky “rikanalizim” i fondeve në përshtatje me situatën, u shqyrtua edhe në mbledhjen e 26 Marsit të Ministrave të Bujqësisë të BE, të cilët konstatuan se vetë rregullorja krijon fleksibilitet të mjaftueshëm për një veprim të tillë.
Prandaj Komisioni, ka vënë ne levizje një proces të përshpejtuar për administratat kombëtare për ta përshtatur programin me krizën aktuale.

Vetë politika për bujqësinë e BE, po shikon mundësinë për kryerjen e pagesave direkte për fermerët e tyre më herët se vitet e tjera, duke rritur sasinë e parave paradhënie.

Prandaj duhet vepruar shpejt, menjëherë… Tani!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy