Paloka në Durrës: Kjo është qeveria më e keqe, Rama tallet me shqiptar

Paloka në Durrës: Kjo është qeveria më e keqe, Rama tallet me shqiptar

Drejtuesi politik i PD në Durrës, Edi Paloka u takua sot me banorët e Xhafzotajt.

Ai e shfrytëzoi këtë takim për të prezantuar programin elektoral të PD dhe për të sulmuar qeverinë.

Paloka e cilësoi këtë si qeverinë më të keqe në këto 30 vite sepse sipas tij, ka poshtëruar qytetarët.

“Ne sot kemi betejën përballë një qeverie që kushdo mund ta quajë pa hezitim qeveria më e keqe që kemi patur në këto 30-vite pluralizëm. Bëri vetëm keq, mendoi vetëm për vete dhe nuk u mjaftua me këtë, por më pas u tall me shqiptarët dhe Rama bën arrogantin me qytetarët të cilët pasi i shkel guxon t’i poshtërojë. 8-vite kemi mbetur në vend-numëro në çdo fushë, madje në disa vende jemi kthyer edhe mbrapa. Kush dëshiron ndryshimin, voton Partinë Demokratike, sepse ky është një e keqe që duhet zhdukur dhe largimi i së keqes është vetëm hapi i parë. Gjithë këto të këqija që këta na kanë shkaktuar kanë nevojë për zgjidhje dhe nuk mund të mjaftohemi vetëm me largimin e tij me 25 prill. Ne e kemi prezantuar programin e Partisë Demokratike i cili nuk është si programet e Ramës me mashtrime, që as fantazi të mashtrojë nuk i ka mbetur më.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy