Një tjetër drekë pranë protestës/ Vasili në një tavolinë me Lu dhe Vlahutin

Një tjetër drekë pranë protestës/ Vasili në një tavolinë me Lu dhe Vlahutin

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, dhe ambasadoërt e BE-së dhe SHBA-ve, Vlahutin dhe Lu, janë takuar për një drekë në një nga restorantet pranë vendit ku po zhvillohet protesta e PD-së.

Takimi i Vasilit me dy diplomatët e huaj vjen pak ditë pasi vetë ministri shprehu shqetësimin e tij në lidhje me rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit përmes një letre drejtuar presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.

Protesta e opozitës dhe bojkotimi i seancave dhe komisioneve parlamentare nga ana e saj e kanë futur në ngërç punën për reformën në drejtësi, përfundimin dhe zbatimin e të cilës Lu dhe Vlahutin e kanë kërkuar me këmbëngulje.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, kreu i qeverisë, Rama, dhe aleati i tij kryesor, Meta, u takuan për një darkë në Kryeministri. Nga takimi nuk pati detaje, por e sigurt është që tema kryesore kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy