Kurti nuk shkon në takimin e thirrur nga Thaçi

Kurti nuk shkon në takimin e thirrur nga Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar sot në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, i cili gjatë ditës takoi disa nga liderët e partive politike në vend, me qëllim informimin, konsultimin dhe koordinimin për çështje të interesit shtetëror.

Takimi i Thaçit me Kurtin i parashikuar për në orën 13:00 nuk është mbajtur, pasi ky i fundit nuk i është përgjigjur ftesës së Presidentit. Lëvizja Vetëvendosje ka treguar arsyet pse Kurti ka refuzuar ftesën e Thaçit.

 “Kryeministri Kurti ka deklaruar tashmë arsyet e mospjesëmarrjes në takimin me presidentin: e para ishte për faktin se sot pati deklarimin e saj në Kuvend Vasfije Krasniqi-Goodman dhe, e dyta sot presidenti paska takuar krerët e partive politike. Në këtë linjë ai ka deklaruar që si kryetar i VV nuk ka interes as gatishmëri ta takojë presidentin, ndërkaq si kryeministër e ka obligim dhe këtë do ta të bëjë në një moment tjetër”, tha zëdhënësi i LVV, Arlind Manxhuka.

Kujtojmë se para disa ditësh, kryeministri Kurti ka kërkuar të takohej me presidentin Thaçi, me arsyen e koordinimit për politikën e jashtme, mirëpo Thaçi nuk ishte paraqitur në takim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy