Defekt në pajisjen identifikuese në një QV në Durrës, kryetarja Sako nuk arrin të votojë

Defekt në pajisjen identifikuese në një QV në Durrës, kryetarja Sako nuk arrin të votojë

Është pezulluar për pak kohë, votimi në një Qendrën e VOTIMI 1461 në Durrës, ku kishte ardhur për të votuar kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako.

Korrespondentja e Durrësit Ervina Garo, bëri të ditur për MCN tv, se është bllokuar pajisja identifikuese e gjurmës së gishtit, dhe se është nisur nga KQZ pasisja tjetër e identifikimit.

Kësisoj kryetarja e Bashkisë e cila kandidon nën siglën e PS do votonte në këtë qendër, por nuk ka votuar për shkak të bllokimit të pajisjes së identifikimit biometrik, e cila ka pasur defekt.

Procesi është pezulluar për disa minuta deri në ardhjen e një tjetër pajisjeje, e cila raportohet se është nisur nga KQZ.

Më pas kryetarja Sako do të kthehet për të votuar në qendër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy