“Çështja Gërdeci”, Mediu: Jam përpjekur të ndaj procesin gjyqësor nga aktiviteti politik. Ka zero evidencë që kam shkelur ligjin

“Çështja Gërdeci”, Mediu: Jam përpjekur të ndaj procesin gjyqësor nga aktiviteti politik. Ka zero evidencë që kam shkelur ligjin

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha në studion e MCN Live se është përpjekur të mos e lidhë procesin e tij gjyqësor për çështjen Gërdeci me aktivitetin e tij politik. Duke vijuar më tej, Mediu tha se ky proces e pengon atë si në kohën fizike ashtu dhe në aspektin sesi ndihet në raport  me të gjitha zhvillimet.

Mediu thekson se ka zero evidencë të shkeljes së ligjit nga ai.

Kur je në situata të tilla ka dhe pikëpyetjet e veta, por ajo që unë jam përpjekur të bëj është që të ndaj procesin gjyqësor, nga aktiviteti politik. Nuk jam përpjekur t’i lidh me njëra tjetrën, për aq sa kam mundësi. Edhe kolegëve në PR, i kam ofruar që edhe kjo situata ime juridike mund të jetë një moment që të bëjmë ndryshimin e drejtimit politik të PR-së, por kemi rënë dakord që ne duhet të bëjmë luftën dhe ky ndryshim duhet të vijë në mënyrë logjike dhe normale.

Pengon qoftë në kohë fizike por edhe në mënyrën si qasesh dhe ndihesh me të gjitha zhvillimet.

Në procesin e pyetjes së dëshmitarëve të Prokurorisë, përjashtimin në mënyrë absurde të dëshmitarëve kryesorë që ne kishim sjellë, autoritete të rëndësishme nga SHBA dhe BE, ka zero evidencë të shkeljes së ligjit nga Fatmir Mediu. Fatmir Mediu ka respektuar detyrimet ndërkombëtare, Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e Këshillit të Ministrave.

Përveç se është një proces i paligjshëm i iniciuar dhe me Kodin Penal është edhe një proces që ka treguar që të gjitha pretendimet që janë hedhur në tregun mediatik, nuk kanë asnjë lidhje me Fatmir Mediun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy