Partia demokratike i ka prishur fundjavën LSI-së, duke i adresuar autorësinë e koncesioneve abuzimeve në mjekësi, si dhe me bërjen publike të një dënimi të kryer në Itali nga deputeti i LSI, Shkëlqim Selami. “Kushdo që ka probleme me dekriminalizimin nuk është më pjesë e LSI-së”, reagoi Petrit Vasili dhe shtoi se “Problemi i PD nuk është LSI-ja, por oligarkia”.



