Negociatat/ Nga kanabisi te liria e shtypit, eurodeputetët kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Negociatat/ Nga kanabisi te liria e shtypit, eurodeputetët kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Komisioni parlemantar i PE, nën drejtimin e David McAllister,  futi në rend dite sot edhe diskutimet për Shqipërinë ku përveç shembjes së Teatrit Kombëtar u fol edhe për disa çështje të tjera si reforma në drejtësi, krimi në vend apo reforma zgjedhore.

Në fjalën e saj, Genoveva Ruiz Calavera, kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, fillimisht shprehu keqardhje për shembjen e Teatrit Kombëtar pa pasur dialog, duke deklaruar se ‘duhet ruajtur trashëgimia kulturore’. Ndërkohë përsa i përket reformës zgjedhore Calavera tha se palët politike duhet të vijojnë dialogun, ndërsa deklaratën e Soreca-s, ambasadorit të BE-së në Shqipëri, në lidhje me reformën zgjedhore e cilësoi si një qëndrim edhe të parlamentit europian.

“Sa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar, na vjen keq për atë akt dhe kërkuam që të kishte dialog. Ne vijojmë të bëjmë thirrje se duhet të ruhet trashëgimia kulturore por gjithashtu duhet edhe të zbatohet ligji. Shqipëria duhet të avancojë edhe më tej në dialogun për të vijuar përpara me reformën zgjedhore. Ajo që shpreh delegacioni ynë në Tiranë është ajo që ne duam. Presim që të diskutojmë në Këshill për sa i përket këtyre pikave që Shqipëria duhet të përmbushë. Për çështjen e Reformës në drejtësi, duam të shikojmë një staf shumëngjyrësh. Jemi duke mbështetur Shqipërinë për ripërtëritjen e ekonomisë. Kushtet janë shumë të rëndësishme që të plotësohen,”-ishin fjalët e Calavera-s.

Reporteri i Shqipërisë në parlamentin europian David Lega u shpreh se ‘qeveria tregohet shumë e butë me tradikantët, ndërsa e kundërta ndodh me gazetarët, një raport që duhet të ndryshojë.’ Lega u shpreh qartë se kushti për të hapur negociatat është patjetër plotësimi i 15 pikave.

“Paketa antishpifje është një turp. Është anti-kushtetuese, joligjore dhe dhe dhunon qartësisht të gjitha parimet e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Nëse kjo aprovohet, do të dëmtojë seriozisht lirinë e të shprehurit dhe lirinë e shtypit dhe kjo do të dëmtojë aspiratat e vendit për anëtarësim në BE. Fatmirësisht, paketa është kundërshtuar nga presidenti Ilir Meta dhe aktualisht është në pritje.

Një tjetër shqetësim është që kanabisi nga Shqipëria vazhdon të mbushë Europën. Sipas Europolit, mbjellja e kanabisit pritet të rritet, duke qenë se autoritetet e ligjformuese janë të përqendruara te përputhja me masat e pandemisë COVID-19.

Kjo nuk mund të vazhdojë. Lufta kundër kanabisit është një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të mbetet një prioritet. Lidershipi shqiptar tregohet i rrepte me gazetarët dhe i butë me trafikantët, ndërkohe që duhet të jetë e anasjelltë.

Shqipëria duhet te bëjë gjithçka që të mbrojë lirinë e shtypit dhe të luftojë rrjetet e krimit të organizuar,”-u shpreh eurodeputeti Lega.

Ndërkohë Bernhard Zimniok, eurodeputeti gjerman, tha se në rast se Shqipëria hyn në BE shtetasit e saj kanë një tendencë të madhe për t’u larguar nga vendi dhe për të punuar në union.

"Nuk mendoj se do të gjendet një zgjidhje në Shqipëri, boll e ndihmuam, nuk duhet të dërgojmë më shumë para në Shqipëri. T’i mbyllim negociatat dhe të kuptojmë se duke futur Shqipërinë brenda sjellim problem,"- shprehet Zimniok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy