Zgjedhjet, Kikia: Elbasani dhe Durrësi garë reale, socialistët të fuqishëm politikisht dhe dobët në llogaridhënie

Zgjedhjet, Kikia: Elbasani dhe Durrësi garë reale, socialistët të fuqishëm politikisht dhe dobët në llogaridhënie

Gazetari Mentor Kikia në MCN Live ka komentuar lidhur me zgjedhjet e 14 majit për bashkitë ku u shpreh se gara reale do të jetë në Elbasan dhe Durrës. Ai tha se gara duhet të jetë me kandidatët dhe jo me berishën dhe metën edhe pse sipas tij, maxhoranca është munduar që ta bëjë fushatën politike sepse politikisht ndjehen më të fuqishëm se opozita.

Elbasani, Durrësi dhe Tirana krijojnë atë trekëndëshin ndaj dhe vëmendja është në këto tre qytete ku realisht ka dhe njëlloj gare dhe për faktin se Elbasani dhe Durrësi janë qeverisur nga PS për mbi 15 vjet dhe opozita synon të shembë këtë lloj dominimi politik të ndodhur në këto dy qytete. Ajo që vihet re është sërish tendenca e maxhorancës për ta bërë fushatën politike. Do doja që liderët politik ti shikoja në plan të dytë të kishin kandidatët prioritet por që nuk është. Socialistët kanë një tendencë për ta zhvendosur fushatën politikisht sepse kështu janë më të fuqishëm se opozita sepse kjo e fundit duam apo jo ka mbi shpinë mëkatin e Berishës me non gratën e tij nga SHBA dhe kjo është pika e dobët, ndaj ata përpiqen që fushatën ta orientojnë politikisht duke menduar që njerëzit të mos mendojnë që do të votojnë për kandidatin më të mirë, por për Berishën apo Ramën.

Në vijim ai theksoi se ka një përpjekje për ta çuar votuesin jo te kandidati që do bëj punë, por te sfida Berisha-Meta.

Përpjekja është që ta zhvendosin fushatën politikisht nuk e di sa do orientojë apo çorientojë votuesin në tërësi kjo, veçanërisht në Elbasan dhe Durrës. Në Elbasan Luçano Boçi është duke tentuar ta orientojë fushatën jo politikisht dhe po ta shohësh aty s’ka fare prani të Berishës dhe Metës. Boçi po e drejton vetë fushatën, ndërsa në kampin tjetër po e drejtojnë politikisht që është drejtuesi i qarkut Damian Gjiknuri.

Kikia tha se këtu kemi të bëjmë me një strategji të mirëfilltë nga socialistët sepse janë më të fuqishëm në aspektin politik dhe më të dobët në aspektin e llogaridhënies.

Ata që kanë më shumë se dy mandate do duhet të japin llogaridhënie dhe prandaj ata kanë zgjedhur të luajnë politikisht. Rama mban marrëdhëniet me ndërkombëtarët ndërsa këta dy të tjerët janë rreziku politik dhe në këtë aspekt Rama luan në fushën e tij. Opozita nuk është e favorizuar në aspektin politik, që nga ndarja brenda saj, pa vulë e sigël, dhe opozita po përpiqet të bëjë një fushatë teknike dhe tani mbetet sfida që shqiptarët do votojnë politikisht apo teknikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy