Koncesioni i portit të Kepit të Rodonit dhe Sarandës/PD: Korruptive

Koncesioni i portit të Kepit të Rodonit dhe Sarandës/PD: Korruptive

Partia Demokratike deklaron se dhënia me koncesion e portit të Kepit të Rodonit dhe të Sarandës është vendim korruptiv.

Përfaqësuesi i PD, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediet tha se “teksa javën e shkuar në Bruksel, Bashkimi Europian diskutonte për hapjen e negociatave, në Tiranë Rama i dha me koncesion krimit dhe oligarkëve dy pasuri të mëdha strategjike të Shqipërisë: portin e jahteve në Kepin e Rodonit dhe portin e Sarandës”.

“Të dyja këto koncesione u dhanë me tendera fallso, ku pati vetëm një ofertë, nga personat me të cilët Rama kishte bërë pazaret që më parë”, ka theksuar Teliti.

DEKLARATË E DORIAN TELITIT:

Në kohë krize, në kohë tërmetesh, në kohë negociatash, në çdo kohë, Edi Rama nuk e ndal vjedhjen e Shqipërisë.

Javën e shkuar në Bruksel, Bashkimi Europian diskutonte për hapjen e negociatave, kurse në Tiranë Edi Rama i dha me koncesion krimit dhe oligarkëve dy pasuri të mëdha strategjike të Shqipërisë: portin e jahteve në Kepin e Rodonit dhe portin e Sarandës.

Të dyja këto koncesione u dhanë me tendera fallco, ku pati vetëm një ofertë, nga personat me të cilët Rama kishte bërë pazaret që më parë.

Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit. Në këtë koncesion trafikanti i drogës i shndërruar në biznesmen pranë qeverisë, është bashkë me kompaninë R&T, e Renis Tërshanës.

Koncesioni i Portit të Sarandës i është dhënë për 30 vjet dyshes Kastrati-Dulaku. Kastrati është oligarku më i ngushtë i Edi Ramës, që ka marrë koncesion 400 milionë euro të Rrugës së Kombit, furnizon ekskluzivisht prej 6 vjetësh me karburant qeverinë dhe ka përfituar leje ndërtimi në zonat e gjëlbërta të Tiranës.

Porti i Sarandës i ishte dhënë më qira për 20 vjet kompanisë së biznesmenit Artan Dulaku dhe nuk dihet sesi qiraja u kthye në koncesionin Dulaku-Kastrati.

Vendimet për të dhënë me koncesion dy pika të rëndësishme të pasurisë dhe sigurisë kombëtare tek krimi dhe oligarkët e Edi Ramës janë pazare të paracaktuara. Për to nuk pati garë reale, kompanitë e huaja u përjashtuan de facto, koha e plotësimit të dokumentacionit ishte shumë e shkurtër, duke eliminuar konkurrencën dhe duke i shndërruar vendimet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në vendime korruptive dhe klienteliste.

Kapja e shtetit nga krimi dhe oligarkët është arsyeja kryesore që Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian. Europa ka 6 vjet që e refuzon Ramën dhe krimin e tij. Europa do ta refuzojë atë deri sa ne ta largojmë nga pushteti dhe t’u  kthejmë njerëzve qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy