Jep dorëheqjen zv/kryetari i Bashkisë në Vlorë: Mbusha disa gropa në rrugë dhe jo vetëm

Jep dorëheqjen zv/kryetari i Bashkisë në Vlorë: Mbusha disa gropa në rrugë dhe jo vetëm

Afrim Qëndro i cili prej disa kohësh ka mbajtur detyrën si nënkryetar i bashkisë së Vlorës ka dhënë sot dorëheqjen e parevokueshme nga ky post.

Mësohet se Qendro ka thënë se në Vlorë mbushi disa gropa, jo vetëm në rrugë, por “edhe gropa të tjera.”

Referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Qëndro mbush gropat në rrugë, ai u shpreh se në Vlorë ka bërë më shumë se kaq.

Ai ka deklaruar se do largohet nga Bashkia e Vlorës dhe do të angazhohet në funksione politike e partiake në Tiranë.

Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie kam ardhur politikisht  me vendim të partisë socialiste që në 2016 si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. Kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhqje. Natyrisht në një moment kryeministri më ka kërkuar në korrikun e vitit të kaluar në asamblenë  e partisë socialistë të Vlorës që të kryej dhe detyrën e nënkryetarit në sektorin e punëve publike. Ka patur dy objektiva kryesore ndjekjen dhe shtytjen e projekteve të qeverisë shqiptare që nuk janë të pakta në bashkinë e Vlorës dhe punët publike që deri diku çalonin në bashkinë e Vlorës. Unë mendoj se e kam përmbyllur me se miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira. Unë jam një njeri që kam kryer fushata, në 2013 kam qenë koordinator dhe kandidat për deputet në bashkinë e Tiranës. Me Damianin na bashkoi ky udhëtim politik por do iki me detyrë në partinë e Tiranës dhe jo në Elbasan me Damianin. Sipas deklaratës se KM Ramës që Afrim mbush gropat në rrugë. Në funksionim e punëve në Vlorë ka patur disa gropa dhe nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit që përgjithësisht janë mbyllur, por ka patur disa gropa të tjera si ndriçimi i qytetit që ka qenë errësirë dhe sot është i ndriçuar.  Ka patur një gropë se mbytej Novoselë dhe sot është bërë një projekt që s’do mbytet më. Ka patur probleme dhe në disa lagje si Llonxhe, Karabash ku nuk ka patur ujë të pijshëm dhe sot janë mbyll. Për të mos folur dhe për disa gropa të tjera që unë kam mbyll nëpërmjet punës. Përveç projekteve që unë i kam bërë në Vlorë dhe KM bashkë me drejtuesin politik siguruan financimet dhe janë në përfundim e sipër si blloku në lagjen Kume, Çole, ujësjellësi dhe pritet ujësjellësi tjetër si Novoselë, Panaj dhe gjithë fshatrat e tyre. Para ikjes kam dorëzuar sot dhe tre projekte të rëndësishme. Projekti që do zgjidhi përfundimisht përmbytjet në Vlorë pre ujërat e bardha, në hidrovor dhe me pastrimin. Projektin e fabrikës së çimentos dhe të lagjeve shtatë pallatet. Për pak ditë do të dorëzoj dhe dy projekte bashkisë së Vlorës me porosi të kryeministrit Rama.

Pas dorëheqjes së Qendros, strukturat e PS në Vlorë  pritën drejtuesin e ri politik të këtij qarku, Arben Ahmetaj. Ky i fundit u prezantua nga ish-drejtuesi Damian Gjiknuri i cili është njëkohësisht edhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy