Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes, nuk e sheh si mënyrë për t’u përdorur politikisht prej tij.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se është ftuar Shqipëria që të jetë pjesë e Bordit dhe jo Edi Rama si individ.
Kjo është nismë që nisi për Gazën, çarmatosjen e Hamasit dhe ringritjen e Gazës. Do të duhen shumë fonde për ringritjen e saj. Shqipëria duhet t’i përgjigjet pozitivisht nismave të tilla. Të qenit anëtar i NATO-s është roli parësor i paqes në botë.
Ne do ishim në këtë nismë dhe këtë e treguam me votimin pro rezolutës. Ne do ishim pro aleatit tonë më të rëndësishëm se është faktori kryesor për paqen në botë. Bordi është nismë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne jemi anëtar të NATO-s.
Nuk ka asnjë mënyrë si ta përdor politikisht se është një takim shumëpalësh, ku merr pjesë dhe Presidenti Trump. Ne jemi anëtar të NATO-s dhe Kryeministri merr pjesë.
Nuk ka asnjë meritë Kryeministri, pasi është e ftuar Shqipëria dhe jo individi Edi Rama. Ai është ftuar si Kryeministri i Shqipërisë.



