Musai: Opozita fajtorja më e madhe në këtë histori, është e humbur me këto rezultate zhgënjyese

Musai: Opozita fajtorja më e madhe në këtë histori, është e humbur me këto rezultate zhgënjyese

Engjëll Musai, drejtor i gazeta Telegraf në MCN Live duke folur për mundësitë e bashkimit të Partisë Demokratike, tha se është për ndryshime dhe zhvillime të reja, ndërsa bëri opozitën si fajtoren më të madhe. Ai tha se rezultat janë zhgënjyese dhe se me këtë situatë ku ndodhet ajo është e humbur totalisht.

Kam qenë shumë optimist kur kam diskutuar sepse jam partizan i ndryshimeve dhe rrotacioneve sepse s’ka zhvillim më shumë për një vend kur ka ndryshime sepse uji kur rri në vend qelbet dhe kjo është më i drejtë se kurrë në këtë situatë ku ndodhemi ne.

Jam i bindur se po të kishim një bashkim të sinqertë dhe të vërtetë që në 2017 pa ato ndërhyrjet nqs nuk do ishin të joshur nga tenderat blerjet dhe shit-blerjet PD do të ishte në pushtet që në 2017 bashkë  me aleatët e vetë. Bashkimi bën fuqinë dhe unë jam për bashkimin. Opozita ka fajin më të madh dhe të rëndë në këtë histori. Opozita shqiptare nuk ka një grupim lobingu. me këtë situatë ku ndodhet opozita është totalisht e humbur, rezultatet janë zhgënjyese, nuk është fitues.

Ndërsa lidhur me sistemin e drejtësisë Musai theksoi se ajo është e kapur, ndërsa e cilësoi si një fatkeqësi të madhe për këtë vend dhe popull që pret një drejtësi të paanshme dhe të drejtë.

Nëse do vazhdojmë me këtë ritëm sistemin do ta kemi dhe shumë më të kapur. Këtu është çështje politike sepse po ta trajtojmë me drejtësinë do them aq shumë fakte pastaj që nuk ka perëndi të më thojë se kjo drejtësi nuk është e kapur.

Nga ato përgjime që ne thamë e dimë se ka njerëz në KPA e KPK emra të cilët kanë dalë, e dinë kush janë tigrat që kanë bërë ato marrëveshje. Kjo lloj reforme në drejtësi është shumë fatkeqësi për këtë vend dhe popull që e do këtë drejtësi të drejtë dhe të paanshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy