Analisti Andi Bushati tha në studion e lajmeve të MCN Tv se opozitës i leverdis më shumë qasja morale, lufta për të mbrojtur "vulën", sesa ajo pragramatike, krijimi i një partie të re.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Bushati tha se në Shqipëri zgjedhjet janë të përcaktuara, edhe për 2025.
Në fakt është monedhë me dy anë dhe të dyja anët kanë të drejtë. Po të shohësh atë pjesë të deputetëve që kishin mendim ndryshe nga Berisha ishin tejet pragmatikë. Ata thonë: Ne e dimë që gjykatat janë të Ramës, e dimë që Rama e ka vendosur që vulën do ta çojë tek Lulzim Basha. Atëherë çfarë do bëjmë, do bëjmë siç ndodhi në 6 mars dhe 14 maj që partia më e madhe e opozitës u strehohua tek partia e Ilir Metës? Mos duhet të mendojmë që tani që të krijojmë një formacion me emër të ri, të regjistruar, me financat e veta. Të bëjmë paqe me faktin që Rama na e ka vjedhur vulën me gjykata dhe të mendojmë për një përfaqësim serioz.
Nga ana tjetër Berisha thotë se nëse Rama bën hajdutin, ne do i nënshtrohemi hajdutit? Kemi nga njëra anë një qëndrim pragmatik dhe nga ana tjetër një tentativë për të moralizuar qasjen dhe aksionin politik të PD-së.
Mendoj që në Shqipëri zgjedhjet janë të përcaktuara dhe jo tani, por dhe në 2025 ky pushtet autokratik që ka dhe gurin dhe arrën do bëjë çfarë do . Një opozite i volit më tepër qasja morale, beteja që s’mund t’i vjedhësh t’i 500 mijë shqiptarëve një gjë që i takon, sesa beteja programatike.



