Kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin pasi mbrëmjen e kësaj të hënë ka udhëtuar posaçërisht në bashkinë e Fierit, për të zhvilluar një takim me tetë përfaqësuesit e naftëtarëve. Në takim së bashku me kryeministrin do të jetë edhe kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi.
Naftëtarët gra dhe burra qëndruan për 44 ditë në grevë urie për 19 pagat e pamarra për punën e kryer në rafinerinë e naftës në Ballsh. Gjithashtu naftëtarët kërkojnë edhe rihapjen e punës në rafineri, pasi nuk kanë se ku të punësohen.
Kryeministri Rama disa herë gjatë grevës së tyre u kërkoi që të dilnin nga kjo protestë radikale dhe më pas do të takohej me ta, për të gjetur një zgjidhje. Por naftëtarët e kanë paragjykuar edhe këtë premtim, duke e cilësuar si të rradhës, ndaj këtë herë kërkojnë diçka më serioze.
Për t’u veçuar edhe fakti që naftëtarët e kanë fituar gjyqin për pagat dhe rihapjen e rafinerisë.



