“McGonigal”/ Meksi: Ambasadorja Kim ka futur hundët në punët më të ulëta të politikës, nuk shprehet për skandalin e ish-zyrtarit të FBI!

“McGonigal”/ Meksi: Ambasadorja Kim ka futur hundët në punët më të ulëta të politikës, nuk shprehet për skandalin e ish-zyrtarit të FBI!

Avokati Redon Meksi duke komentuar në MCN Live skandalin e ish-zyrtarit të FBI dhe implikimin e mundshëm të Ramës, vuri në dukje heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sa i takon aplikacionit “Aktivisti” Meksi tha se punonjësit e administratës nuk duhet ta pranojnë, duke theksuar se ata nuk mundet që në emër të bukës së fëmijëve të tyre të shkelin me këmbë të tjerët.

Lidhur me Portin e ri turistik të Durrësit Meksi tha se aty është i përfshirë i gjithë spektri politik në Shqipëri, kanë firmat dhe miqtë e tyre.

Partitë janë me një individ, nuk kemi një frymë të re opozitare. Nëse skandale të tjera janë mbyllur nga SPAK, nga mediat tona, ky skandal nuk varet nga ne. Varet si do shkojë në Amerikë skandali dhe sa i implikuar është Rama. Të bëjë çfarë të dojë ai këtu, nuk shpëton dot me miqtë dhe paratë e veta. Të qëndrojmë te manipulimi që po mundohen t’u bëjnë zgjedhjeve që tani, me patronazhistët, ‘aktivisti’. Ky ‘Aktivisti’ jo vetëm merret me like-t, por kërkon akses në telefon, te fotot, mesazhet, numrat e telefonit. Por në fund fare janë vetë ata, s’është punë detyrimi. Unë si punonjës administrate them nuk e bëj. Nuk ikën nga puna se marr një avokat dhe e fitoj punën. Ti se bën asnjëherë! Në emër të bukës së fëmijëve, ti të na shkelësh ne me këmbë! Ti që ankohesh për aktivistin, hajde merr një avokat, ta bëj falas, ta marr unë këtë çështje. Nuk qëndron, duhet të çojnë vet krye ata njerëzit që shkelen me këmbë. S’më ngjan sikur qëndron ky detyrimi. Çohu ankohu njëherë të vetme, ke një qeveri plot me skandale në 10 vite.

Zonja Kim ka futur hundët në punët më të ulëta të politikës në Shqipëri, dhe në rastin që flitet për korruptimin kundërspiunazhit të Nju Jork-ut nga një shqiptar nuk shprehet!

Te Porti i Durrësit i gjithë spektri politik i Shqipërisë është i përfshirë. Kanë firmat e tyre, miqtë e tyre. Gjen nga Samir Mane te deputetët e thjeshtë poshtë, që kanë futur hundët te Porti i Durrësit. Nuk sheh një premtim. Marrim rastin se kryetari i ri bashkisë Durrësit do jetë i PD, të thotë: Nuk do jap lejen, vendos si të ketë qejf z.kryeministër, do shkojë në gjykatë bashkë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy