Konjufca dhe Pacolli, postet më jetëshkurtra në politikën e Kosovës

Konjufca dhe Pacolli, postet më jetëshkurtra në politikën e Kosovës

Marrëveshja e arritur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së parashikon zhvendosjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, në një post ministror. Konjufca u votua si kryetar Kuvendi me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenim, në seancën e 26 dhjetorit 2019. Nënkryetari i Vetëvendosjes, i votuar nga deputetët e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, përfshirë ato të LDK-së, lë kështu detyrën pak më shumë se një muaj pasi e ka marrë.

Rasti i Konjufcës të kujton qëndrimin e shkurtër në detyrën e presidentit  të Behgjet Pacollit. Në 22 shkurt të vitit 2011, Pacolli u zgjodh në detyrën e kreut të shtetit, por e mbajti atë vetëm 35 ditë.

Shkak u bë një kërkesë e 34 deputetëve të LDK-së dhe AAK-së, të cilët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Pacollit në postin e presidentit.  

Behgjet Pacolli u zgjodh me 62 vota për, 4 kundër dhe një votë të pavlefshme, në raundin e tretë të votimit. Të pranishëm në sallë gjatë tri raundeve të votimit ishin vetëm 67 deputetë, ndërsa sipas Kushtetutës në dy raundet e para kërkohen dy të tretat e votave për zgjedhjen e presidentit. Mungesa e 80 deputetëve të pranishëm në sallë në dy raundet e para të votimit u konsiderua si jokushtetuese dhe u bë shkak për dorëheqjen e Pacollit vetëm 35 ditë pasi kishte marrë detyrën.

Megjithatë, rastet ngjajnë vetëm në kohën e shkurtër të qëndrimit në detyrë (Pacolli 35 ditë, Konjufca 39 ditë). Glauk Konjufca u zgjodh kryetar Kuvendi në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën. Por zgjedhja e tij u bë në një kohë kur marrëveshja Vetëvendosje-LDK ishte ende në fazën e diskutimit. Pavarësisht se e mbështeti me votë, LDK kërkoi më pas postin e kreut të Kuvendit, detyrë për të cilën Vetëvendosja ra dakord pas disa javësh të tjera negociata.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy