Çupi: Salianji nuk është aq i rrezikshëm për Berishën sa ishte për të “fenomeni Meremja”

Çupi: Salianji nuk është aq i rrezikshëm për Berishën sa ishte për të “fenomeni Meremja”

Frrok Çupi, analist tha në studion e MCN Live se PD-ja dhe Berisha nuk kanë qenë kurrë më të dobët sesa janë sot. 

 

Duke vijuar Frroku tha se Berisha është i frikësuar nga humbja e pushtetit brenda PD-së. 

 

Si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë. Ndoshta PD ka qenë më e fuqishme, ndoshta se Berisha nuk ka qenë kaq i dobët sa sot. 

 

PD ndodhet para frikës, edhe vetë Berisha është i frikësuar shumë, i frikësuar nga humbja e pushtetit brenda PD. Fakti që rrëzoi me arrogancë atë kandidaten e fundit, ishte shfaqja e një frike, Imagjino të kesh frikë nga një person e cila ishte në periferi të kësaj lëvizjeje, do të thotë që je shumë afër një psikoze shumë të rëndë.

 

Salianji nuk është aq i rrezikshëm për Saliun saç është meremja. Salianji ka mbledhur disa grupime të PD-së nëpër zona dhe ka zhvilluar takime të mira, ka pasur takime të qeta dhe ndoshta demokratike. Por, Salianji gjatë gjithë kohës ka qenë për të forcuar PD-në nën kryesimin e Berishës. PD-në e ka orientuar drejt Berishës. Ditët e fundit shfaq qëllimin për të marrë PD-në. Nuk ka qenë i sinqertë, ky është minus për të. 

 

Do të shkojmë në zgjedhje dhe atje do të maten gjërat. 

 

Meremja nuk ka asnjë nga këto defekte. I vetmi kontribut, është që të jetë njeri i zakonshëm, dhe të mos jetë i përfolur për afera dhe korrupsion. Fenomeni Mereme është krejtësisht e panjohur, e pafaj. Nuk mund të thuash që ditën që do zgjidhet ambasadat nuk do e përshëndesin. Të gjithë do e përshëndesin.  

 

Fenomenin Meremi bën shërbimin që më në fund PD-ja do të kishte një kryetar që do mund ta ndërronte. Meremja do të ishte një revolucion shumë i madh. 

 

Edhe Spiropali ka qenë një katundare e papranueshme. 

 

Nëse ka dy personazhe që krahason aq shumë në arketip janë Spiropali dhe Meremja. 

 

Më tej Çupi tha se në zgjedhjet vendore PD-ja do të shkojë më e dobët nga sa është sot. 

 

PD në zgjedhjet vendore do të shkojë pak më e dobët sesa është sot. Fakti që Berisha shkon si kandidat i vetëm është pritur me habi të madhe. Në mënyrë të menjëhershme ka rënë numri i njerëzve që mund ta votonin. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy