Kërcënon Basha: T’i thërrasin mendjes, përndryshe sheshet do mbushen me armata …

Kërcënon Basha: T’i thërrasin mendjes, përndryshe sheshet do mbushen me armata …

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirje nga çadra e lirisë kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta se duhet t’i hapin rrugë dialogut për të plotësuar kushtet që opozita kërkon pasi sipas tij përndryshe sheshet e vendit do të mbushen me armata paqësore të qytetarëve të Republikës së Re.

“Qytetarët nuk e braktisin protestën e 18 shkurtit pa korrur fitore. Jemi shumë më shumë se në 18 shkurt dhe nesër akoma më shumë ndaj le ti hapin rrugë dialogut, ti thërrasin mendjes përndryshe sheshet dhe rrugët e Shqipërisë do pushohen nga armata paqësore e qytetarëve të Republikës së Re.

Data për koalicionin skadon për pak orë, por hesapet për koalicionin e tyre le ti bëjnë vetë se nuk na bëhet vonë, por zgjidhja e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbëshetje të gjerë politike që do luftojë krimin dhe do nxjerrë të inkriminuarit nga zyrat, pra ka punë për të bërë, mos e humbni kohën kot, mos kini shpresë se ne do tërhiqemi, mos kini shpresë se populli dhe unë do tërhiqemi ne do ta fitojmë këtë betejë me cdo kusht.

Me votë të lirë edhe qeveria e ardhshme edhe opozita e ardhshme nuk do të ketë asgjë të përbashkët me këto sot. Do të jetë e pamundur të kemi një qeveri dhe një shtet arrogant me qytetarin. Do të jetë e pamundur që një qeveritar apo kryeqveritar të guxojë të qëndrojë si sot në pushtet sepse Republika e re me instrumentet e reja nuk do tja lejojë”, u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy