
I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shprehu mbështetjen e Uashingtonit për mbajtjen e Konferencave Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin.
Gjatë intervistës për shërbimin maqedonas të “Zërit të Amerikës” zyrtari i lartë amerikan tha se shpreson që të tejkalohet me kompromis bllokimi që ka paraqitur Bullgaria.
Mendoj se janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që kanë radhën për të filluar procesin e Konferencave Ndërqeveritare. Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me BE-në kur bëhet fjalë për Ukrainën, por fatkeqësisht kjo nuk është fusha ime.
Ballkani Perëndimor është pjesa e Evropës me rritjen më të shpejtë. Ka potencialin të jetë një udhëheqës rajonal për Energjinë e ripërtëritshme, për Gazin Natyror të Lëngshëm, për transportin, për teknologjinë dhe pothuajse për çdo gjë tjetër në rajon”.



