Nga kjo e martë kryeministri Edi Rama ka nisur një rubrikë bashkëbisedimi me komentuesit në rrjete sociale ku do vijojë edhe të enjteve. Në përballjen e parë me komentuesit kryeministri u kritikua për numrin e lartë të ministrave të korruptuar. Kësaj kritike kreu I qeverisë iu përgjigjur duke marrë sërish autorësinë e krijimit të drejtësisë së re dhe lejimin për të vepruar.
Po si i numëron një herë? Me çfarë metri? Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra qysh nga viti 2013. Nuk e di si e bëni këtë numërim se nuk është kështu.
Por nëse ne kemi krijuar kapacitetet shtetërore për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit, kjo është për të marrë frymë thellë e ndjerë mirë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet.
Është vullnet për tu përballur me një sëmundje duke pranuar që kjo sëmundje patjetër prek dhe ata që qeverisin. Ne nëse e bëjmë sot e të tjerët e kanë bërë më parë, duhet të ndihemi të inkurajuar që po bëjmë një shtet të së drejtës. Kush po e bën, Noc Rroku?
Pa PS, kurrën e kurrës nuk do ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga pushteti politik dhe të veprohej. Nuk ka ndodhur që nga 1912, që të ketë 1 person të lidhur me pushtetin politik përpara drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për Fatos Nano, që u dënua nga një gjykatë politike.
Në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve, kryeministri u ndal edhe tek infrastruktura hekurudhore. Sipas tij, qeveria nuk kishte kapacitete financiare më herët për të bërë investime në infrastrukturë.
Edhe në këtë rast, fajësoi opozitën dhe shtoi se qeverisë së tij iu deshën 11 vite për të mbyllur borxhet që kishte lënë qeverisa Berisha derisa të krijonte mundësinë e investimeve në hekurudha.



