Presidentja Osmani takon partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Presidentja Osmani takon partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të pres në takim përfaqësuesit e partive politike për akordim rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Takimet me partitë politike pritet të zhvillohen pas orës 17:00.

Ligji për zgjedhjet lokale dhe Kushtetuta e Kosovës e përcaktojnë qartë se vendimi që duhet ndërmarr Presidenti, për caktimin e datës së zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet në nivelin lokal të qeverisjes nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe as më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit.

Zgjedhjet Lokale në Kosovë pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Ndërsa partitë politike tashmë kanë filluar t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetarë komunash dhe për Asamble komunale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy