Kurti apel Këshillit të BE për liberalizimin e vizave: Jepini fund izolimit të padrejtë të Kosovës

Kurti apel Këshillit të BE për liberalizimin e vizave: Jepini fund izolimit të padrejtë të Kosovës

Pasi Parlamenti Evropian me shumicë votash kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Kreu i qeverisë së Kosovës iu bashkua apelit të PE, duke i kërkuar vendeve anëtare të BE t’i japin fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

“Përshëndet votimit me shumicë dërrmues në Parlamentin Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Këshilli i BE duket të ndjekë Komisionin Evropian dhe shumicën e PD dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë dhe pandershëm të qytetarëve të Kosovës” shkruan Kurti.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë. Ajo ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy