
Kryeministri Rama ka propozuar një tjetër nismë lidhur me personat nën 18 vjeç.
Pas mbledhjes së qeverisë që u mbajt sot në Kukës, Rama tha se do të ndalohet frekuentimi i lokaleve të natës nga persona nën 18 vjeç, përveç rasteve kur shoqërohen nga prindërit ose mësuesit.
“Mbyllja e rrjetit të pikave të basteve në qytete është njëra anë, por ana tjetër është mbrojtja e adoleshentëve nga alkooli. Duhet një masë drastike në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit. Do të ndalohet frekuentimi i personave që janë nën 18 vjeç në lokalet e natës. Hyrja e tyre do të mundësohet vetëm kur janë të shoqëruar me prindër apo mësues, në rast të kundërt nuk do të ketë asnjë tolerim. Do të arrihet deri në mbylljen e lokaleve deri në një periudhë njëvjeçare, duke u bërë të pamundur dhe dhënien me qira të ambienteve për ata që nuk i zbatojnë rrregullat”, tha Rama.



